ayurveda dhe te ushqyerit

AyurVeda & te Ushqyerit

Keshillat e Ayurvedes per ushqyerjen dhe dieten.

Eat your way to health. Hajeni rrugen drejt shendetit.

Qellimi i ushqimit eshte te furnizoje trupin me materialet ndertuese te nevojshme dhe substancat esenciale, si vitaminat, mineralet dhe elementet gjurmues dhe te na jape energjine qe kemi nevoje.

Kuptimi ajurvedik i te ushqyerit megjithate, shkon me tutje dhe pershkruan qasjet holtisitke dhe principet ende te panjohura per shkencen moderne te nutricionit.

Sipas Ajurvedes, qe te plotesojme nevojat e trupit ne menyren me te mire te mundshme, cfare ka rendesi nuk eshte vetem cilesia e ushqimit por gjthashtu edhe menyra se si e pergatisim ate dhe menyra se si sistemi yne i tretjes funksionon. Ashtu sic tekstet e lashta ajurvedike na tregojne, shendeti i mire fillon me nje tretje te mire. Prandaj eshte e rendesishme qe ushqimet tona te metabolizohen shume mire. Ne fakt mesimet e Ajurvedes mbi shendetin e konsiderojne ushqimin po aq te rendesishem sa ilacet; Ajurveda perdor dieten si nje qasje terapeutike per te trajtuar dhe parandaluar semundjet dhe si nje mjet i vlefshem per te (ri-) balancuar “doshat”.

Rekomandime individuale per mireushqyerjen.

Keshtu, pervec udhezimeve te pergjithshme te ushqyerjes, shkenca Ajurvedike e nutricionit gjithashtu rekomandon nje diete qe eshte pershtatur per individin dhe qe merr ne konsiderate tipologjine e doshave te personit, fazen e jetes, fuqine tretese, stinen dhe momentin e dites, mjedisin dhe gjendjen aktuale te shendetit.

Per me teper Ajurveda klasifikon ushqimet dhe shijet sipas efektit qe ato kane ne 3 doshat, e cila ben te mundur perdorimin e ushqimit specifikisht me qellimin per te promovuar nje balance te shendetshme te doshave dhe per ushqyerje optimale te mendjes dhe trupit.

Sipas Ajurvedes, te hash ushqimet e duhura, ne sasine e duhur, ne kohen e duhur dhe ne menyren e duhur, luan nje rol shume te rendesishem ne parandalimin e semundjeve dhe ne ngadalesimin e procesit te plakjes.

Prandaj ne kemi sjelle per ju nje liste me keshilla te Ajurvedes qe te jeni te sigurt qe po perfitoni ne shendet dhe te ndihmoni ne parandalimin e semundjeve.

10 keshilla per nje diete ajurvedike

Nese doni te beni dicka te mire per veten dhe doni te ndryshoni dieten tuaj, me e mira eshte qe ta beni kete hap pas hapi. Filloni me 1 ose 2 rekomandime qe mund ta keni te lehte per t’i integruar ne te perditshmen tuaj. Merr rekomandime te tjera vetem nese ato te parat kane rezultuar efektive.

  1. Ha vetem kur ke uri

Besoji ndjesise se urise. Ha vetem kur ndihesh vertet i uritur dhe kur vakti i meparshem eshte tretur plotesisht (3-5 ore pas nje vakti kryesor). Mos ha me shume sec duhet. Ha derisa stomaku yt eshte mbushur sa ¾ e tij.

  1. Mbaj orare fikse.

Ha gjithmone gati ne te njejten ore cdo dite. Dreka duhet te jete vakti yt kryesor, kurse mengjesi dhe darka duhet te jene vaktet me te lehte. Ideale eshte qe te hani dreken rreth mesdites, sepse zjarri i tretjes (“agni”) eshte me i fuqishem ne ate ore. Haje darken heret (6:00 – 7:00 mbasdite orari me i vone) dhe evito ushqimet e renda ne darke, si psh mish, salcice, peshk, kos, djathe, salce dhe ushqime te ngjashme qe jane te pasura me proteina.

Keto ushqime e tensionojne organizmin dhe prishin gjumin.

Evitojini vaktet e ndermjetem nese nuk keni uri.

  1. Hani ne nje ambient te qete

Hajeni vaktin tuaj ne nje atmosfere te qete dhe te relaksuar. Nuk duhet te lexoni, punoni ose shikoni TV kur jeni duke ngrene. Gjithmoni uluni kur hani. Pasi keni mbaruar qendroni ulur dhe ne qetesi rreth 5-10 min, ose mund te merrni nje pushim te shkurter shtrire qe trupi t’i perkushtohet procesit te tretjes qe eshte ne pritje.

  1. Mbaj ritmin.

Mos hani shume shpejt ose shume ngadale. Pertypeni mire ushqimin.

  1. Hani ushqime te fresketa te sapopergatitura.

Vaktet tuaja duhet te jene te sapopergatitura, te shijshme, te lehta per t’u tretur dhe te ngrohta. Evitoni ushqimet e ringrohura ose te forta. Zgjidhni ushqime te fresketa, te shendetshme dhe organike.

  1. Hani kryesisht ushqime te gatuara.

Pjesa me e madhe e ushqimeve duhet te gatuhen, sepse trupi yne mund t’i perthithe ushqimet e gatuara me lehte. Edhe sikur, ushqimi i pa gatuar duhet te jete nje pjate anesore (sallate).

Mjalti nuk duhet nxehur ose te perdoret ne gatim ose pjekje.

  1. Me shume se sa thjesht “nje shtese”: Aromatizojini vaktet tuaja me erezat e duhura.

Perdorni erezat e duhura, sepse shija dhe aroma e ushqimit jane te rendesishme dhe nxisin shendet dhe mireqenie. Erezat gjithashtu ndihmojne ne procesin e tretjes. Ato mund te perdoren posacerisht me qellimin qe te permiresojne balancen e doshave. Mikset e erezave Vata, Pitta ose Kapha churna jane vecanerisht te rekomanduara per kete gje.

Qe te ruani balancen tuaj te doshave, duhet te beni pjese te dietes suaj te gjashta shijet ne cdo vakt nese eshte e mundur. Erezat jane nje ndihme shume  e madhe ne kete drejtim.

  1. Pini kryesisht pije te ngrohta dhe mos pini shume pergjate ngrenies.

Pini gllenjka te vogla uji, lengu, dhalli (lassi- dhalle indian, kos I holluar me uje) ose pije te tjera gjate vaktit. Nese doni te pini me teper, bejeni kete nje ore para ose pas vaktit. Preferohen pijet e nxehta ose te ngrohta, kurse ato akull te ftohta duhen evituar.

  1. Pershtateni dieten sipas tipit te doshave tuaja.

Ne vazhdim te ketyre rekomandimeve te pergjithshme mbi ushqyerjen, nje diete e pershtatur per natyren tende luan nje rol kyc ne Ajurveda. Dieta eshte e ndertuar individualisht bazuar ne natyren personale te doshave te individit dhe te fuqise se tretjes (Agni).

  1. Perdor suplemente ajurvedike

Pasuroje dieten duke shtuar suplemente. Ne varesi te perberjes se tyre, suplementet mund te perdoren specifikisht per te permiresuar balancen e doshave.

Agni – Zjarri i tretjes

Se sa mire i perdor trupi yne lendet ushqyese qe gjenden ne ushqim, varet ne nje shkalle te larte nga tretja jone. Ne Ajurveda ne perdorim termin me gjitheperfshires Agni, i cili mund te perkthehet si “zjarr tretes” ose “fuqi e tretjes”. Agni punon kudo pergjate gjithe sistemit mendje-trup.

Sipas Ajurvedes, Agni jo vetem qe kontrollon gjithe proceset e tretjes ne traktin gastrointestinal por, gjithashtu rregullon gjithe metabolizmin dhe perdorimin e lendeve ushqyese deri ne cdo qelize individuale ne trupin tone. Sa me e forte fuqia jone individuale e tretjes, aq me mire mund te asimilojme dhe perdorim ushqimet qe hame dhe aq me pak mbetje metabolike prodhojme.

Qe te parandalojme semundjet dhe te jetojme me shendet te mire sa me gjate te jete e mundur, ekspertet e Ajurvedes, rekomandojne te pershtatim dieten sipas fuqise sone te tretjes. Per shembull, nderkohe qe njerezit me tretje te forte dhe te vrullshme mund te tolerojne me lehtesi ushqime me te renda, keto ushqime mund te shkaktojne fryrje dhe probleme te tjera tek njerezit me Agni me te dobet. Sa i forte eshte Agni yne varet kryesisht nga balanca e tre doshave tona.

Te perdoresh doshat si nje guide drejt nje diete specifike sipas natyres.

Sipas Ajurvedes, nja balance harmonike e te treja doshave Vata, Pitta dhe Kapha, eshte themeli me i forte per shendetin dhe mireqenien ne jete. Ajurveda ben dallimin mes natyrave Vata, Pitta ose Kapha, ne varesi se cila dosha eshte dominante.

Vata –
parimi i levizjes

Pitta –
parimi i metabolzimit

Kapha –
parimi i struktures

Elementet

Hapesira(eteri), Ajri

Zjarri (dhe pak Uji)

Toka, Uji

Karakteristika tipike

i shkathet, i shpejte, i lehte, i fresket/i ftohte, i thate, i ndryshueshem

i ngrohte/i nxehte, i kuqerremte, i mprehte, i irritueshem

Inert, i rende, i lagesht, i ngadalte, i forte, i qendrueshem

Ndertimi i trupit

Me teper trup i lehte dhe peshe e vogel

Me teper trup mesatar ne te mbushur

Me teper trup i rende dhe i mbushur

Pikat e forta tipike

i kapshem, entuziast, i qarte, vigjilent, kreativ

i kenaqur, intelekt i mprehte, elokuent

Kembengules, i forte, i qete

Tretja

Me teper e crregullt, edhe kur ka te beje me ndienjen e urise, ka tendence per kapsllek dhe fryrje barku

Ndjesi te forta urie, tretje e mire, nuk i ben mire te evitoje vaktet, metabolizem aktiv, ka tendence te kete jashteqitje te bute, me raste edhe heqje barku (diarre)

ka tendence te kete me pak oreks, tretje e ngadalte, merr peshe lehte

Si hap i pare per te zbuluar nivelin ose perqindjen e te tre doshave brenda teje, mund te besh testin tone te doshave.

Raporti ne te cilin doshat e ndryshme manifestohen tek ty, reflektohet tek Agni dhe tretja. Per shembull, njerezit me dosha dominante Pitta zakonisht gezojne nje Agni te forte, kurse natyrat Kapha kane me teper Agni te dobet. Ata me dosha dominante Vata, nga ana tjeter zakonisht kane luhatje ne tretjen dhe Agnin e tyre.

Ti mund te ndihmosh balancen e doshave te tua duke zgjedhur dhe duke pergatitur ushqime sipas tipit te doshes dhe stines. Nese je nje natyre mikse midis 2 ose 3 tipeve te doshave duhet te ndjekesh kryesisht doshen tende dominante.

Te ushqehesh sipas tipit dhe natyres tende do te thote:

  • Te hash sasine  e duhur
  • Te besh zgjedhjen dhe kombinimin e duhur te ushqimit
  • Te perdoresh ereza dhe shije te pershtatshme
  • Pergatitje optimale

 

  • Nese je natyre Vata, duhet te hash rregullisht.
  • Per te kompensuar ftohtesine dhe thatesine e doshes Vata, hani ushqime te ngrohta dhe jo shume te thata, dhe qe jane gatuar mire. Mos hezito te shtosh pak Ghee (gjape te tretur) ose vaj ne ushqimin tend.
  • Pijet gjithashtu duhet te jene te ngrohta.
  • Ushqimet me shije te embel, te tharte dhe te kripur kane efekt balancues.
  • Te gjitha erezat e embla dhe ngrohese kane nje efekt qetesues per Vata-n: yll anise, finok, kumin, ginger i fresket, fara mustarde, meth, kanelle, cardamom, liquorice (jamballi), asafoetida, karafilat, piperi i zi(ne sasi te vogel), borziloku dhe kripa. Erezat e tjera duhen ne sasi te vogla.
  • Ushqimet me shije pikante, te hidhur ose te athet(rrudhese) duhet te konsumohen ne sasi te moderuar.

  • Nese je natyre Pitta, ushqimet dhe pijet e tua nuk duhet te jene shume te nxehta.
  • Gatuaji mire ushqimet.
  • Njerezit me dosha dominante Pitta duhet te kene orare fikse te te ngrenit dhe t’i zbatojne me perpikmeri.
  • Ideale eshte qe natyrat Pitta nuk duhet te agjerojne per te rene nga pesha dhe duhet t’i evitojne perimet e gjalla, te pagatuara.
  • Ushqimet dhe erezat e embla, te hidhura dhe te atheta kane efekt balancues per doshen e zjarrte Pitta. Mes tyre per shembull jane: argjinaret, shpargujt, spinaqi, brokoli dhe kungulleshkat. Erezat me poshte jane posacerisht te pershtatura per kete natyre: coriander, kumin, turmerik(shafran Indie), shafran, finok, kanelle, karafil, cardamom si dhe sasi te vogla te gingerit nder te tjera.
  • Sa per frutat, mund te zgjidhni fruta te embla, si: rrushi, bananet, fiqte dhe kajsite.

  • Nese je natyre Kapha, duhet te favorizosh vakte te lehta dhe te ngrohta dhe mos te hash shume, sidomos jo ne darke. Ne pergjithesi perdor vetem shume pak kripe.
  • Ushqimet e ngrohta dhe te thata, me yndyre te paket rekomandohen vecanerisht per ty.
  • Ushqimet dhe erezat e nxehta(pikante), te hidhura dhe te atheta kane efekt balancues per doshen Kapha. Per shije ekstra perdor piper dhe ginger.
  • Per sa i perket bulmetit, zgjidh variantet e lehta, si psh lassi (dhalli indian) dhe buttermilk (qumeshti i rrahur pasi i eshte hequr gjalpi). Perdori me shume kursim produktet e renda te bulmetit, si Ghee(gjalpi i tretur) dhe qumesht i plote (pra qumesht me yndyre te plote).

Ushqime qe rekomandohen fort.

Drithera

Grure, oriz, miell tershere e gatuar

Grure, oriz, elb, meli, miser, miell tershere

Drithera te vjetra, elb, meli, miser, hiker, theker, miell tershere, grure, oriz

Bishtajore

Fasule Mung te verdha, thjerreza te kuqe

Produktet e sojes, Fasulet Mung te verdha dhe te ndara pergjysme

Te gjitha llojet e fasuleve

Perime

Kungulleshka, argjinare, shparguj, patate te embla, kastravec, selino, spinaq(ne sasi te vogel)

Shparguj, argjinare, kungull i bardhe, kungulleshka, bamje, spinaq, cikore, lulelaker, brokoli, laker, fasule jeshile, selino, patate, patate e embel, speca jeshile, drithera te mbira, sallate jeshile, patellxhane te rinj

Perime me gjethe jeshile, shparguj, argjinare, patate, karrota, laker, lulelaker, brokoli, selino, bizele, speca, drithera te mbira, kungulleshka, domate, rrepa te rinj

Fruta

Fruta te pjekura, te embla dhe te lengshme, rrush, shege, mango, banane, avokado, molle dhe dardha te embla e te lengshme, portokall te embel, bostane, kumbulla, rrush te thate, hurma arabe, kumbulla te thara, kiwi, pjeshke, kajsi. Frutat e thata duhen lene ne uje.

Rrush, shege, banane, avokado, mango, bostane, molle, dardha, rrush i thate, hurma arabe, fiq, kajsi, potrokalle te embel, portokall i kuq, ullinj, ananas i embel, papaja(sasi te vogel), kiwi

Shege, rrush, boronice e kuqe, rrush i thate, fiq, hurma arabe, pjeshke, molle, papaja

Bulmet, Vajra etj.

Te gjitha bulmetet, sheqeri i kallamit, mjalte(sasi te vogel), te gjithe vajrat e mire, te gjitha arroret.

Ghee, qumesht, gjalpe, lassi (dhalle, por i embel, ne vend te kripes hidhet sheqer), salce, vaj kokosi, vaj ulliri, arre kokosi

Dhalle(lassi) dhe buttermilk,

Ghee dhe qumesht me yndyre te plote ne sasi te vogel. Mjalte, fara luledielli, fara kungulli, keshjus, te gjitha erezat pervec kripes, leng limoni ne sasi te vogel.

    

Ushqime qe duhen evituar.

Shijet

E nxehta, pikante, e hidhur, e athet

Me shume ereza, pikante, te tharta, te kripura

E embel, e tharte, e kripur

Ushqime

Ushqime dhe pije te ftohta, ushqime te thata, fasule(pervec Mung dhe thjerrezve te kuqe), frutat e papjekura, te thata dhe te tharta

Frutat e tharta, domatet, produktet e fermentuara te qumeshtit, kosi(vetem ne formen e dhallit), salce kosi, djathe

Qumesht me yndyre, ghee, ushqime me shume yndyre ose vaj, akullore, embelsira

Do doje te dije me teper se si mund ta permiresosh balancen e doshave te tua dhe te parandalosh semundjet ne afatgjate? Per ata qe duan te mesojne me shume, ne rekomandojme artikullin tone “Keshillat e dietes sipas tipit te doshave”, si dhe webinarin e regjistruar “The right diet for every dosha type”, ku ekspertet tane indiane Dr. Richa Shrivastava dhe Vaidya Dr. Saurabh Sharma kane pergatitur keshillat me te rendesishme per ju.

https://www.youtube.com/watch?v=ma4OKsJ_N_w

Uji i nxehte ne Ajurveda

Uji luan nje rol special ne Ajurveda. Per mijera vite, uji eshte konsideruar si nje element i rendesishem per jeten e shendetshme. Megjithate, ne nuk duhet ta pime te ftohte, sepse keshtu do te na dobesonte Agnin. Ne vend te tij ne duhet te pime uje te ngrohte ose te nxehte.

Sipas Ajurvedes, uji na ndihmon te:

  • Permiresojme balancen e doshave
  • Forcojme Agnin
  • Permiresojme transportin e lendeve ushqyese pergjate trupit
  • Stimulon proceset pastruese ne trup
  • Pershpejton eliminimin e mbetjeve
  • Te evitojme ndjesite jo te verteta te urise
  • Te rrisim nivelin tone te energjise

Qe te rrisim cilesine e ujit dhe t’i ndryshojme strukturen qe ai te behet me i bute dhe te jete i afte te shperlaje nga trupi toksinat e tretshme ne uje, ziejeni ujin rreth 10 min ne nje ene pa kapak.

Mund te gjeni me shume informacion se si ta beni kete ne artikullin “Cfare duhet te dish per ujin e nxehte.”

Webinari yne i regjistruar Ayurveda and hot water shpjegon se sa uje duhet te pini ne varesi te natyres se doshave dhe tregon perfitimet shtese qe vijne nga pirja e ujit te nxehte.