Kuptimi ekologjik

Sipas dijeve Vedike, njerezit, natyra dhe kozmosi jane nje. Nga kjo evoluon nje kuptim i thelle i bazave te jetes dhe nje nivel i larte i pergjegjesise per ruajtjen e natyres.

Maharishi Ayurveda eshte perballur me kete pergjegjesi per me shume se 30 vjet me nje kulture menaxhimi qe drejtohet vazhdimisht nga standardet per praktikat e qendrueshme ekonomike. Ruajtja optimale e natyres dhe burimeve eshte e rendesishme per ne ne menyre qe te mund te ruajme bazat natyrore te jetes per veten dhe femijet tane.

  • Per pjesen me te madhe te produkteve Maharishi Ayurveda, perberesit vijne nga kultivimi organik i çertifikuar ne tokat tona bujqesore, nga grumbullimi i çertifikuar ne natyre te eger dhe nga fermere te zgjedhur me kujdes, pjeserisht organike dhe partnere bashkepunues ne rajonet e larta te Himalajeve. Ne i kushtojme nje vlere te veçante trajtimit te kujdesshem te lendeve te para dhe qendrueshmerise, vemendjes dhe tregtise se ndershme.
  • Ne jemi duke zgjeruar ne vazhdimesi gamen e produkteve tona bazuar ne udhezimet organike.
  • Qe nga themelimi i kompanise, ne kemi kembengulur per kujdesin natyral te bukurise, kemi luajtur nje rol aktiv ne krijimin e certifikates BDIH per Kozmetike Natyrale te Çertifikuar. Dhe deri me sot ne vazhdojme te jemi plotesisht te perkushtuar ndaj kozmetikes natyrale te çertifikuar nga BDIH-COSMOS ORGANIC / COSMOS NATURAL, e cila vendos standardet per prodhim te qendrueshem.
  • Ne i perpunojme perberesit tane me kujdes, ne menyre te qendrueshme dhe ne nje mase te madhe ne nivel lokal ne menyre qe te minimizojme distancat e transportit. Mbledhesit jane te trajnuar plotesisht ne metodat e korrjes/vjeljes se qendrueshme.
  • Speciet e rralla te bimeve kultivohen posaçerisht per te mbrojtur dhe ruajtur pasurine e flores indiane.
  • Ne jemi vazhdimisht duke studiuar zhvillimet me te reja ne opsionet ekologjike dhe te qendrueshme te paketimit per produktet tona dhe kemi bere te mundur te veme ne praktike shume prej tyre.
  • Materiali yne i paketimit perbehet nga kartoni i certifikuar nga FSC (Keshilli i Mbikeqyrjes se Pyjeve).
  • Kudo qe eshte e mundur, per transport ne perdorim materiale ambalazhi miqesore me mjedisin, te bera nga letra dhe kolla te ricikluara.
  • Per shume vite, ne kemi perdorur hidrocentralin e gjelber ne seline tone europiane.
  • Maharishi Ayurveda eshte anetare e nje numri institucionesh, rrjetesh dhe grupeve te punes ne menyre qe te ndihmoje ne zbatimin e mekanizmave dhe strategjive mbeshtetese, ne nivel qendror dhe ne nivelin qeveritar, per kultivim, tregti dhe eksport te qendrueshem.

Ne jemi te lumtur t’i pergjigjemi çdo pyetjeje. Ju lutemi kontaktoni ne adresat tona te dedikuara ndaj klientit.