Cfare eshte Ajurveda?
Ajurveda eshte Dija per jeten e gjate, te lumtur dhe te shendetshme. Ajurveda eshte natyrale dhe holistike, e pakohshme dhe ne te njejten kohe moderne. Ajo mund te praktikohet lehtesisht dhe pavaresisht se nga vijme apo ku jetojme, si dhe cfare pelqime apo mospelqime kemi. Sekreti i saj gjendet ne qasjen holistike dhe ne njohurine e unitetit tone me natyren dhe ligjet e saj. Ajurveda na tregon se si te jetojme nje jete te balancuar – baza per nje mireqenie te plote, bukuri natyrale dhe shendet qe zgjat.
Per me teper informacion referohuni tek Shendeti holistik.
Celesi i mireqenies permes Ajurvedes gjendet ne kuptimin e 3 forcave themelore ajurvedike “Vata”, “Pitta” dhe “Kapha”. Te gjitha tiparet tona fizike, mendore dhe emocionale shprehen ne personalitetin tone ne nje ekuiliber totalisht individual te ketyre 3 forcave themelore. Ato perbejne tipin tone te Ajurvedes, natyren tone te brendshme, guiden per nje jete te gjate dhe te shendetshme – unike dhe dalluese fiks si nje gjurme gishtash.
Per me teper informacion referohuni tek Vata, Pitta, Kapha.