Cfare natyre e doshave je ti?
Ploteso testin tone te doshave Maharishi Ayurveda per te marre nje ide te pergjithshme per perberjen tende personale te doshave.
Ja se si:
Pergjigju te gjitha pyetjeve te tre seksioneve te testit. Numri 0 do te thote “Jo, nuk eshte aspak e vertete”, kurse numri 6 do te thote “Po, absolutisht e vertete”. Kur i jep pergjigje pyetjeve, mendo per gjendjen tende te pergjithshme gjate 6 muajve te fundit dhe jo vetem te javes se kaluar. Per cdo pyetje duhet te vendosesh ate numer qe reflekton me se miri se sa dakord je me cdo thenie. Numrat qe selekton do te mblidhen automatikisht per cdo seksion dhe ne fund si rezultat do te tregohet cila dosha eshte me dominante per ty (ajo qe ka piket me te larta).
Vetem shume pak njerez jane natyra “te pastra” doshash te cilet karakterizohen vetem nga Vata, Pitta ose Kapha. Shumica jane natyra te perziera, te perbere nga dy dosha, madje edhe nga tre dosha, keshtu qe mos u shqetesoni nese rezultati ju tregon se keni karakteristika te Vata, Pitta apo edhe Kapha. Ju gjithashtu duhet te lexoni informacion edhe per doshat qe i keni me pak te shprehura, qe perseri mund t’i lexoni ne faqen e rezultatit.
Nje mjek ajurvedik ose nje praktikues i Ajurvedes mund t’ju jape juve nje zberthim te sakte te natyres suaj baze ajurvedike si dhe te gjendjes se shendetit tuaj. Ata gjithashtu kane mundesi t’ju japin rekomandime individuale, te personalizuara per te parandaluar ose trajtuar semundje.