Suplemente ushqimore Ajurvedike

Pse jane kaq te rendesishme?

Trupi yne eshte nje mrekulli e natyres. Pergjate miliona viteve nje fiziologji holistike ka evoluar, e cila veshtire se mund te tejkalohet per bukurine dhe persosmerine. Ajo e mban veten vazhdimisht ne ekuiliber dhe eshte ne gjendje te pershtatet me ndikimet e jashtme dhe te riparoje veten. Sipas tradites se Ajurvedes, njerezit duhet te jene ne gjendje te jetojne 115 vjeç dhe me gjate – te lumtur dhe te shendetshem.

Stresi, ndotesit dhe konsumi i ushqimeve shume te perpunuara jane ne rritje. Keto ndikime mund te kene mbivleresuar aftesine e trupit per te riparuar veten.

Koncepti Ajurvedik per shendetin dhe supozimet per jetegjatesine dhe cilesine e jetes qe vijne prej tij erdhen ne jete shume kohe me pare. Sasia e presionit ishte dukshem me e vogel atehere, ushqimi ishte natyral; trupi, mendja dhe shpirti ishin te ekspozuar ndaj me pak problemeve, stresit dhe lendeve te huaja. Ritmi i shpejte i sotem i jeteses, mbingarkesa, ushqimet industriale qe kane mungese te ushqyesve jetesore, mungesa e stervitjes dhe toksinat mjedisore – te gjithe keta faktore mbivleresojne mundesite e kufizuara te trupit per te larguar stresin dhe ndikimet e demshme sipas kuptimit Ajurvedik. Nga perspektiva e Ajurvedes, e cila daton qe nga koha e civilizimit Vedik te Indise, perfundimi eshte se ne ditet e sotme ne dalim nga  balanca/ekuilibri me shpejt dhe plakemi para kohe.


Radikalet e lira – kaos agresiv ne sistemin molekular

Nga shume presione ne jemi te ekspozuar per te mbajtur sistemin natyral mbrojtjes te trupit te punoje jashte orarit dhe nxisim formimin e radikaleve te lira te oksigjenit. Radikalet e lira jane nje ‘arme e mprehte’ e sistemit imunitar, te cilat jane shume efektive per t’u perballur me nderhyresit, por shume te demshme kur ato jane me teprice dhe nuk mund te mbahen me nen kontroll nga substancat perkatese. Radikalet e lira ndryshojne dhe shkaterrojne strukturat qelizore ne menyre te pakthyeshme. Sipas njohurive aktuale mjekesore dhe shkencore, ato luajne nje rol vendimtar ne procesin e plakjes dhe jane pjeserisht pergjegjese per shume semundje te zakonshme.

Diete e shendetshme – plus antioksidante

Trupi yne ne te vertete eshte i pajisur mire me enzima speciale, te ashtuquajtur ‘pastrues radikale’, per te mbrojtur veten nga terbimi shkaterrues i radikaleve te lira dhe per t’i bere ato te pademshme. Disa vitamina, minerale dhe elemente gjurmuese, substanca jetesore te pershkruara si antioksidante, permbushin te njejtin qellim dhe per kete arsye konsiderohen thelbesore. Antioksidante te tille si vitamina C, vitamina E dhe Seleni lehtesojne dhe forcojne potencialin e fiziologjise per te riparuar vetveten. Ata absorbohen me ushqim – veçanerisht frutat dhe perimet e fresketa permbajne nje sasi relativisht te madhe te tyre – dhe i japin trupit mbeshtetje te jashtme ne pastrimin e radikaleve te lira. Sidoqofte, ka pasur nje rritje te madhe te presionit mbi fiziologjine, nga stresi dhe toksiciteti i mjedisit per shembull. Prandaj eshte e keshillueshme qe te perfshini ne dieten tuaj konsumin e rregullt te suplementeve ushqimore qe promovojne shendetin dhe qe jane te pasura me antioksidante.