Perkushtimi
Projekti ‘Trekendeshi i Arte’
MAP eshte prodhuesi i vetem i produkteve Ayurvedike te emeruar ne projektin ‘Partneriteti i Trekendeshit te Arte’ (GTP) te Ministrise Indiane te Shendetesise. Se bashku me ‘Departamentin e Ayurveda, Unani, Sidha & Homeopathy (AYUSH)’, ‘Keshillin Indian te Kerkimeve Mjekesore (ICMR)’ dhe ‘Keshillin e Kerkimit Shkencor dhe Industrial (CSIR)’ ne jemi duke punuar per perhapjen e metejshme te Ayurvedes dhe rritjen e njohjes se saj shkencerisht.
Arsyeja kryesore per perfshirjen e MAP India ne GTP eshte praktika e saj shembullore e punes: “… njesite e prodhimit dhe laboratoret permbushin standardet per prodhimin dhe vleresimin e pergatitjeve bimore-minerale dhe Bhasmas (trajtimi ayurvedik i produkteve minerale) …”
Dija autentike ne plan te pare
Partneret tane te bashkepunimit, Shoqata Gjermane e Ayurvedes (Deutsche Gesellschaft für Ayurveda) dhe Akademia Gjermane e Ayurvedes, u sigurojne profesionisteve te kujdesit shendetesor dhe personave te interesuar, informacione te dores se pare dhe nje larmi kursesh dhe seminaresh te cilat perfshijne:
- Trajnime dhe zhvillim profesional
- Udhetime seminari
- Evente prezantimi
- Simpoziume shkencore
- Kurse yoga
- Kurse per kozmetiken Ayurvedike
Çmimi Premium Mark AYUSH per Maharishi Ayurveda
Suplementet ushqimore nga Maharishi Ayurveda Europe tashme jane nderuar me cmimin e ri te AYUSH Premium Mark Award. Nisma e ketij certifikimi, i akorduar nga Foodcert India, u mor nga Ministria Indiane e Shendetesise per te garantuar standarde te larta te cilesise per pastertine e produkteve. Produktet e importuara ne Europe i nenshtrohen testimeve te metejshme te mostrave per cdo njesi, ku laboratore te pavarur testojne per pesticide (herbicide, insekticide, fungicide), mikrobiologji (baktere, maja, myk, salmonella) dhe metale te renda (plumb, kadmium, merkur, arsenik). Keto hetime kryhen sipas standardeve me te azhurnuara europiane.