Historia
“Ayur” do te thote “jete” ose “jetegjatesi” dhe “Veda” do te thote “njohuri”. Ajurveda eshte dija holistike, gjitheperfshirese per nje jete te gjate dhe te shendetshme. Origjina e saj daton mijera vjet para ne Indi.
Si rezultat i trazirave te medha kulturore, shkenca holistike e Ayurvedes mbeti e copezuar deri ne fundin e viteve shtatedhjete. Atehere kur eksperti i madh i dijeve Vedike, Maharishi Mahesh Yogi mendoi se kishte ardhur koha e duhur, frymezoi ekspertet me te mire Ayurvedike nga e gjithe India, si dhe mjeket dhe shkencetaret perendimore, per te mbledhur dhe kompletuar traditat e lashta Ayurvedike dhe per t’i verifikuar ato permes metodave moderne shkencore e per t’i dhene mundesi gjithe njerezve ne bote ta njohin kete dije. Kjo forme e plote dhe holistike e Ayurvedes quhet Maharishi Ayurveda. Ai gjithashtu themeloi nje rrjet nderkombetar te mjekeve, klinikave, shkollave dhe universiteteve ayurvedike.
Produkti i pare Maharishi Ayurveda ishte toniku i famshem universal dhe teresisht i studiuar “Maharishi Amrit Kalash”. Qe ne vitin 1987, objektet e para te prodhimit u hapen ne Noida dhe Faridabad, Indi, per te prodhuar kete Rasayana (pergatitje bimore, minerale rigjeneruese) te çmuar ne formen e saj origjinale, te paster.
Nuk vonoi dhe pas nje dedikimi dhe perkushtimi te madh u be i mundur shtimi i metejshem i Rasayanave te tjera si dhe produkte natyrale kozmetike, vajra dhe Ghee(gjalpe i pasterizuar) ne gamen e produkteve. Aktualisht, Maharishi Ayurveda ofron me shume se 900 produkte me cilesi te larte dhe autentike Ayurvedike. Te gjitha produktet pergatiteshin dhe vazhdojne te pergatiten ne menyre rigoroze sipas formulave te vjetra mijeravjecare duke perdorur metodat klasike, komplekse dhe tradicionale te prodhimit.
Sot, Maharishi Ayurveda Products (MAP) eshte marka kryesore per produktet autentike, me cilesi te larte Ayurvedike. 2,000 te punesuar vetem ne Indi jane te perkushtuar per t’i sherbyer nevojave shendetesore te klienteve ne mbare boten. Ekspertet Ayurvedike ose ndryshe Vaidyas (shq. Vaidias) keshillojne mjeket dhe klientet se si t’i perdorin produktet Maharishi Ayurveda per rezultate optimale. Ne mbi 50 vende, perfshire Indine, Gjermanine, SHBA, Kanada, Japoni dhe Australi, miliona njerez gezojne gjallerine dhe esencen e jetes e sjelle tek ata nga Maharishi Ayurveda.
Ndryshe nga shume prodhues te tjere indiane, MAP India gjithmone vendos theksin ne sigurimin e cilesise. Teknikat me te update-uara, pajisjet e prodhimit, sistemet e kontrollit si dhe cilesia e shkelqyeshme dhe e besueshme jane baza per shume certifikata dhe vleresime nderkombetare qe MAP gezon, perfshire: ISO, BDIH/COSMOS NATURAL, VEGAN, CERTIFIED ORGANIC CULTIVATION, AYUSH PREMIUM, HACCP, GMP, GLP etj.